Për “pazar” në Londër, Lacio piketon anësorin e Çelsit

Largimi i Milinkoviç-Saviç nga “shqiponjat” italiane të Lacios, për 40 milionë euro drejt Al-Hilal, duket se i ka dhënë kryeqytetasve buxhetin, për të bërë lëvizjet e duhura këtë merkato, teksa pas nënshkrimit me “bomberin” Tati Kastellano, tashmë kanë një tjetër emër në mendje.

Bëhet fjalë për anësori e bluve të Çelsi, Kallum Hadson-Odoi, i cili pëlqehet shumë nga bordi i “çelesteve”, si dhe nuk bën pjesë në planet e “londinezëve” e për këtë arsye mund të negociohet për një çmim të mirë. Në krahun tjetër, për shërbimet e Hadson-Odoi interesohen dhe anglezët e Fulham, por sipas raportimeve të mediave, “gara” është fituar nga italianët dhe së shpejti pritet dhe finalizimi i marrëveshjes mes 2 klubeve.

 

sfidanti.al