Tirana, nga titulli i humbur në Rrogozhinë, tek titulli i humbur në … “Arenë”!

Kush mund ta harrojë atë që i ndodhi Tiranës (dhe vetë kampionatit) sezonin e kaluar, kur ndeshjen përcaktuese për trofeun e luajti jo aty ku duhej, në “Arenën Air Albania”, por në “Arenën” e Rrogozhinës, që u kthye në “Arenën e Tragjedisë”. Stadiumi kombëtar ia mbylli dyert vjet bardhebluve dhe “i mori në qafë”, sepse barazimi 2-2 me Bylisin ia dha titullin “në pjatë” Partizanit. Këtë sezon do të jetë ndryshe, por jo në gjithçka. E sigurt është që titulli do të diskutohet në “Arenën Air Albania”, dhe është me 99 për qind e sigurt që Tirana do të jetë aty për ta pretenduar. Imagjinoni, kryeqytetasit (apo Partizanin) në vend të parë të renditjes në sezonin e rregullt, dhe imagjinoni një “shkarje këmbe” me apo pa qëllim në fund! Pra, Tirana sezonin që vjen sërish mund ta humbasë titullin, veçse këtë herë në shtëpi falë formatit të ri të Superligës që “u gatua” në “kuzhinën” e FSHF-së.

Sfidanti.al