Prandaj është sensacion, në shifra ai është më i mirë se Mesi dhe Ronaldo

Shumëkush i parashikon sulmuesit të ri francez, Kilian Mbape, një të ardhme të shkëlqyer dhe ka mjaft arsye që ta bëjë këtë. Mbape, deri tani, ka arritur atë që nuk e kanë arritur dot as Mesi dhe as Ronaldo, ka fituar kampionat botëror. Kiliani ka jo vetëm në aspektin ndërkombëtar, por edhe në atë të klubeve ai ka disa statistika që janë më të mira sesa të Mesit dhe të Ronaldos.

Pikërisht, Mbape, duke qenë 19 vjeç, ka arritur të shënojë deri tani 52 gola, ndërkohë që Mesi në atë moshë kishte shënuar 26 gola, ndërsa Ronaldo vetëm 17.
Mbape ka epërsi edhe sa u përket golave të shënuar me përfaqësuesen, por edhe në Ligën e Kampioneve. Me përfaqësuesen sensacioni tinejxher ka shënuar nëntë gola, ndërkohë që Ronaldo në atë moshë kishte shënuar shtatë gola, kurse Mesi vetëm katër. Në Ligën e Kampioneve, Ronaldo nuk kishte shënuar asnjë gol deri në 19 vjeç, ndërsa Mesi vetëm dy gola, ndërkohë që Mbape ka shënuar deri tani në Ligën e Kampioneve 10 gola.
Sfidanti.al