Nisa mund të jetë një skuadër pa emër, por aspak pa karakter. Pavarësisht nga rikthimi i Paris SG dhe nga forca e madhe e Monakos, skuadra e vogël e Francës së Jugut, arriti të reagonte në kohë dhe t’i siguronte vazhdimësi pranë kreut të tabelës. Përballja në shtëpi ndaj Gingompit u kthye në fitore, madje 3-1, duke e ngjitur Nisën në kuotën e 49 pikëve, për momentin, një pikë më shumë se Monako dhe 4 pikë më shumë se PSG. Në mbrëmje do të jetë përballja e luksit në “Park dë Prins”, Paris SG-Monako dhe Nisë mund të përfitojë sado pak.
Alasane Plea, Zhan Mishel Seri shënuan dy golat e parë për vendasit në pjesën e parë, por Gingomp u afrua me rrjetën e Zhimi Brianit. Pranë fundit, në minutën e 87-të, suksesit i dha siguri goli i Mario Balotelit.