Kur para dy vitesh Nejmari iku nga Barcelona, Geri Lineker, legjenda e futbollit anglez dhe komentator futbolli, paralajmëroi sepo të ikte nga Barcelona, ai nuk do tëbënte përpara, por mbrapa! Mbas dy sezonesh te PSZH-ja, këto fjalë dolën se ishin të vërteta, sepse jo vetëm që Nejmari nuk arrititëfitonte ndonjë trofe në nivel evropian, por nuk arriti të dilte as midis tre lojtarëvë me të mirë në kampionatin francez dhe mbeti në hije të futbollistit të ri, Kilian Mbape.
Kështu që Nejmari mbeti në hije të Mbapes, ndërkohë qëai u largua nga Barcelona që të mos qëndronte në hitje të Mesit.
Në fakt, Nejmari një kohë të gjatë ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka luajtur, por, Mbape, sidoqoftë, vetëm 19 vjeç, gjatë këtijsezoni ka thyer disa rekorde dhe tani ndodhet në lojë për “Këpucën e artë” të Evropës, ndërkohë që ai ka shënuar 32 gola, katër ma pak se Mesi dhe i ka mbetur vetëm një ndeshje në kampionatin francez.
Mbape është zgjedhur si lojtar më i mirë i kampionatit francez, ndërkohë që Nejmari nuk është në konkurrim për asnjë çmim.
Sfidanti.al