Pas Pep Guardiolës, te Juventusi bie edhe kandidatura e Didier Deshamps për të cilin ekziston vetëm pankina e përfaqësueses franceze, kampione e botës në futboll. Në një konferencë për shtyp, trajneri transalpin ka folur për interesin e shfaqur nga Zonja e Vjetër në drejtim të tij duke u treguar shumë i qartë në atë që deklaroi.
‘Situata është e thjeshtë-tha Deshamps-të gjitha energjitë dhe përqendrimi im janë tek faza e kualifikueseve të Francës për Evropianin dhe shpresoj edhe përtej saj. për mua gjithcka është e qartë, edhe pse gjithnjë të vjen mirë kur dëgjon që klube si Juventusi të shohin si pasuesin e mundshëm të Alegrit. Sot e ardhmja ime është e lidhur me përfaqësuesen franceze dhe nuk ka asnjë portë që të hapë një mundësi tjetër’.
sfidanti.al