Tomas Lemar ishte një nga yjet e paktë që mbetën tek skuadra e famshme e Monakos që doli vjet kampione e Francës dhe arriti gjysmëfinalet e Championsit. Kilian Mbape, Bernardo Silva, Benzhamin Mendi apo Tiemue Bakajoko u larguan që tyë gjithë, por sulmuesi i krahut u arrit të mbahej pavarësisht interesimit të madh të Arsenalit dhe Liverpulit. Gjithsesi, “ofensivën” e dytë, Monako besohet se nuk do ta përballojë dot. Zv. presidenti i klubit, Vadim Vasiljev, ka pranuar se Lemar mund të largohet shpejt.
“Kishim disa lojtarë që mund të largoheshin verën e kaluar, por nuk ikën për disa arsye që nuk do të ishte e ndershme për mua që t’i thoja, – tha rusi, – Tomasi do të ketë një shans të mirë sezonin e ardhshëm për të ikur. Në janar? Nuk dihet asgjë, por ne nuk e mendojmë kështu, nuk është në planet tona”. Arsenali ofroi deri 100 milionë euro, ndërsa Liverpuli deri në 70 milionë, por fati i Lemarit pritet të jetë i lidhur me atë të Aleksis Sançezit të Arsenalit dhe Filip Kutinjos së Liverpulit.
Sfidanti.al