“Frank Riberi do të ketë kthim legjendar nga dëmtimi”

Bajerni i Mynihut ka mundësi të jetë duke u përgatitur për jetën pa Frank Riberinë, por në skuaër ka nga ata që besojnë se nuk do të jetë e lehtë që francezi “të hiqet qafe”. David Alaba, mbrojtësi austriak, thotë se është i bindur se Riberi do të kthehet nga dëmtimi në formë shumë të mirë. “E shoh sesi punon çdo ditë, – thotë Alaba, – më besoni, se rikthimi i tij do të jetë legjendar. Do ta shikojmë krahun tonë të majtë të marrë flakë përsëri”. Postimi në Instagram besohet se ka qenë një nxitje më shumë për veteranin që mbushi 34 vjeç në prill. Besohet se ditët më të mira të karrierës së tij kanë kaluar, dhe kjo u duk në periudhën e Karlo Ançelotit, por trajneri i ri, Jup Hajnkes, ndoshta do të ketë ndonjë metodë “sekrete” për ta bërë sërish të madh Riberinë.

Sfidanti.al