Edinson Kavani ka menduar të largohet nga Paris SG. Këtë e thotë një ish-drejtues i lartë në Serinë A, i cili thotë se është i sigurt për këtë dëshirë të sulmuesit uruguajan. Pierpaolo Marino, ish-drejtues i Napolit, shprehet se Kavani ka më shumë dëshirë të kthehet pikërisht tek napolitanët sesa ta vazhdojë karrierën në Paris. Gjithsesi, Marino, flet edhe për një pengesë të madhe. “Kavani ka me të vërtetë dëshirë që të kthehet tek Napoli, – shprehet Marino në një intervistë për “Piuenne”, – ai është gati që të pranojë edhe ulje të rrogës, për t’ia dalë mbanë. Gjithsesi, pengesa është PSG. Për Napolin, është më e lehtë të arrijë marrëveshje me Kavanin sesa me klubin francez”. Sulmuesi luajti 138 ndeshje për napolitanët dhe shënoi 104 gola.
Sfidanti.al