Një nga futbollistët më kontraversë në Angli thotë se Zhoze Murinjo do të jetë fituesi i vërtetë në futbollin anglez. Xhon Bartoni është i bindur se Mançester Junajtidi do të jetë kampioni i ri i Anglisë, para rivalit të tij ndërqytetës, Mançester Siti, duke dhënë, me këtë rast, një shpjegim mjaft interesant:
“Unë e dua Mançester Junajtidin, sepse në stol ai ka një trajner që është një fitimtar i vërtetë dhe sepse ai di që të fitojë. Kam mendimin se, kur moti të bëhet më i ftohtë dhe kur do të duhet që të luash shumë ndeshje brenda një kohe të shkurtër, Junajtidi do ta përballë këtë situatë shumë më mirë sesa Siti, duke qenë lojtarët e tij janë më të përgatitur fizikisht. Sillni ndërmend sezonin e kaluar, kur Siti e filloi shumë mirë sezonin, por, më pas, moti u ftoh dhe ‘qytetarët’… Futbollistët amerikanojugorë nuk e durojnë dot motin e ftohtë”, tha Bartoni.
Sfidanti.al