Formula 1, ndalesë në Kinë edhe për 3 vjet të tjerë

Formula 1 do të garojë në Kinë edhe për 3 vitet e ardhshme. Çmimi i Madh i Shanghait, që ishte i përfshirë në mënyrë provizore në kalendarin e kampionatit të vitit tjetër, do të konfirmohet përfundimisht, kjo sepse organizatorët e kësaj gare arritën marrëveshjen me drejtuesit e Liberty Medias për rinovimin e kontratës deri në vitin 2020. Ai që e bëri të ditur këtë lajm ishte vetë Chase Carey që nuk e fshehu aspak entuziazmin për këtë rinovim. ‘Jemi shumë të lumtur që po konfirmojmë Kinën si një nga ndalesat e Botërorit të Formula 1-tha Carey-publiku kinez gjithnjë ka dhënë përgjigje pozitive për garat dhe ne besojmë se në këtë vend ka ende shumë potencial që nuk është shprehur ende’

sfidanti.al