Katër gjyqtarë nga Malavia u dënuan që të mos gjykojnë më asnjë ndeshje përjetësisht, sepse u zbulua se ata ishin përpjekur që të manipulonin një ndeshje, besojeni ose mos e besoni, për vetëm 20 dollarë! Gjyqtari kryesor, Azis Nirenda, ndihmësit e tij, Limbani Casambi dhe Stefano Gomani, si edhe gjyqtari i katërt, Xhimi Piri, u shpallën fajtorë mbasi u provua se ata ishin përpjekur të manipulonin ndeshjen e Kupës së Malavisë mes ekipeve Nçalo Junajtid dhe Citip Junajtid. Ata ndanë mes tyre 20 dollarë që kishin marrë nga përfaqësuesit e Nçalo Junajtidit që ndeshja të përfundonte në favor të këtij të fundit.
Por kjo histori bëhet edhe më bizare (marramendëse), sepse këta katër gjyqtarë nuk arritën që t’ia jepnin fitoren ekipit Nçalo Junajtid që u eliminua me penallti dhe krerët e të cilit u kërkuan katër gjyqtarëve që ata të kthenin 20 dollarët, por katërshja e tyre arriti të grumbullonte vetëm 15 dollarë që t’i kthente. Kështu që njerëzit e parë të ekipit Nçalo e raportuan rastin tek institucionet përkatës. Mbas hetimit që provoi se katër gjyqtarët kishin marrë “rryshfet” prej 20 dollarësh, ata morën dëmime të përjetshme!
Sfidanti.al