Lebron Xhejms dhe Duein Ueid  ribashkohen– një tandem i frikshëm!

Klivlendi bëri bashkë tandemin Lebron Xhejms dhe Duein Ueid, mbasi ky i fundit nënshkroi një kontratë njëvjeçare me klubin klivlendas, në bazë të së cilës ai do të marrë 2,3 milionë dollarë në sezon. Ueidi, në fakt, duhet të luante edhe një vit tjetër, atë të dytin, me Cikago Bullsin, por marrëveshja u prish dhe ky basketbollist hoqi dorë nga tetë milionë dollarët që parashikonte marrëveshja, që ai të bashkohej me Xhejmsin te Klivlendi.

Duein Ueidi u bë legjendë te Majami Hit, duke qenë se luajti me këtë ekip 13 vite dhe fitoi tre tituj kampioni, nga të cilët dy me Lebron Xhejmsin, më 2012 dhe 2013.

Sfidanti.al