Mos kini frikë nga arbitrat shqiptare, sepse kur udhëtojnë jashtë marrin me vete kokën e tyre, kurse në Superligë gjykojnë me kokën që drejton lojën e madhe nga zyra. Lajmi se Enea Jorgji dhe Ermal Barushi janë dy gjyqtarët shqiptarë të përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi në eliminatoret e Kampionatit Europian të 19-vjeçarëve, duket sikur ka bërë bujën që meriton sapo doli në dritë emri i Jorgjit. Një fat tejet ironik për djaloshin që gëzonte simpati nga publiku për elegancën në drejtimin e ndeshjes, por më shumë për besueshmërinë në gjykim. Atëhere, nditet me diell, tregohej një anektode sipas se cilës edhe shefi i madh Duka e donte shumë Jorgjin pasi kishte dëgjuar një histori nga një presidenti cili i kishte ofruar zarfin klasik arbitrit dhe kishte mbetur i paraliazuar me përgjigjen: “ Kujton se jam si të tjerët..”
Por ecuria e bekuar e djaloshit, që kishte marrë inkurajime edhe nga ekspertët ndërkombëtare, (kujtohet një i famshëm si anglezi Benet kur i kishte thënë me humor: “ Duhet t’i shtosh trupit edhe ca kilogram që të peshosh më shumë në fushë), u ndërpre brenda një nate kur “mbreti” kishte urdhëruar që arbitri të hante veten në fushë, edhe kundershtarin që si per koicidence quhej Skënderbeu. Një prapësi e padëgjuar për korcarët, sa nuk besonin që ua kishte futur i madhi, por dikush tjetër po i tradhetonte ne emër të vetë “zotit”.
Jorgji dhe anësori Barushi ,dyshja që disponon stemën e FIFA-s do të jetë e pranishme në sfidat e grupit të dytë të moshës 19 vjeacre, ku bëjnë pjesë Polonia, që është dhe vendi organizator, Gjermania, Bjellorusia dhe Irlanda e Veriut. Nuk ka dyshim se ky grup është klasifikuar si i veshtirë në bazë të fortësisë se ekipeve, por do të mësoni se Jorgji në Europë nuk do të ngjasojë fare me Jorgjin e ndeshjes famëkeqe, ku mekati më i madh nuk shkon për të, por përpresidentin qe vret me arbitra, që është mësuar të fusë duart dhe hundët në ndeshjet ku luhet “ruleti” i kampionit.
Sfidanti.al