Emeri s’është i sigurt te PSG; parizienet kanë listën me 7 kandidatura

Vetëm një fitore e mundshme e Ligës së Kampioneve mund ta mbajë Unai Emeri te Paris Sën Zhermen, cdo opsion tjetër e largon atë nga stoli, madje edhe fitorja e kampionatit. Kështu te klubi parizien kanë filluar të mendojnë për emrin e atij që do të pasojë spanjollin dhe në listën e kandidaturave janë 7 trajnerë. I pari në listë është Diego Simeone i cili përkufizohet si personi ideal për të nisur një projekt afatgjatë, por Simeone duket se është ende i vendosur që të qëndrojë te Atletiko Madrid. Emri i dytë në listën e kandidaturave është ai i Luis Enrikes i cili është larguar nga Barcelona dhe po qëndron ende jashtë botës së trajningut. Media franceze flet  për  kontaktet e para të drejtuesve të PSG me asturianin, një histpri kjo që duhet të gjejë edhe verifikimin.

Tjetër emër që është përmendur shpesh në ambientet  e PSG është ai i Zhoze  Murinjos i cili në asnjë moment nuk e ka fshehur admirimin për kryeqytetin francez. Po kështu për stolin e klubit transalpin po flitet edhe për Antonio Konten edhe pse italiani e mendon seriosisht një rikthim në stolin e Të Kaltërve. Emra të tjerër që shihen si zëvendësues të mundshëm të unai Emeri te Paris Sën Zhermen janë edhe andre Vilash Boash, Maurisio Poçetino dhe Karlo Ançeloti

Sfidanti.al