Huan Mata vetëm pakjavë më parë u bë nismëtari për krijimin e fondacionit ‘Common Goal’ dhe duket se ka pasur një sukses të madh. Mesfushori spanjoll ftoi të gjithë kolegët e tij t’i bashkohen inisiativës së tij për të dhënë 1% të pagës për personat në nevojë duke mundësuar kështu afrimin e futbollit me një botë krejtësisht të ndryshme me të.
Përgjigjja ka qenë e menjëhershme pasi kësaj inisiative i janë bashkuar shumë futbollistë edhe futbolliste mes të cilëve mbrojtësi i juventusit Xhorxho kielini, ai i bajernit të Mynihut, Mats Humels,portieri i Leister, Kasper Shmajkel apo futbollistja amerikane Aleks Morgan.
Por kjo nismë e Matës ka bërë pë vete edhe vetë presidentin e UEFA, Aleksandër Çeferin pasi edhe ky i fundit ka heqyur dorë nga 1% e pagës së tij për t’ua dhënë personave që kanë vërtet nevojë, për të cilët kjo shifër ujep mundësinë që të mbijetojnë dhe pse jo të ëndërrojnë për dicka më të mirë.
Sfidanti.al