Drama e Emanuel Ebue: Nuk kam më asgjë, për shkak të ish bashkëshortes

Dikur ka qenë një prej futbollistëve mepeshë në kontinentin evropian, sot është në ditë të hallit. Emanuel Ebue tregon të gjithë dramën e tij në jetën personale duke konfirmuar se është në varfëri të madhe. Në një intervistë për ‘Daily Mirror’, Ebue tregon cfsrë ka ndodhur dhe sesi ai ka humbur në fushën e financave dhe sipas tij shkaku është vetëm 1 person; ish bashkëshortja e tij Oreli

‘Kam humbur gjithcka, nuk kam kurajon as të hap dyert e shtëpisë-tregon Ebue-të gjitha paratë që fitoja te Gallatasaraji ia kaloja të gjitha bashkëshortes sime për t’u kujdesur për fëmijët, për tëpasur një familje të lumtur. në Turqi fitoja 8 milionë Euro, 7 milionë nga të cilat shkonin në shtëpi’.

Ebue duket se nuk epërjetoi mirë divorcin nga bashkëshortja e tij me të cilën nuk pati asnjë raport miqësor,përkundrazi gjërat u përkeqësuan aq shumë sa ai ta ni nuk është më në gjendje as të takojë fëmijët e tij.

‘Nuk mund të shoh fëmijët e mi dhe në proces humba të gjitha paratë që më kishin mbetur.tani nuk kam asgjë dhe nuk mund ta paguaj avokatin-vijon rrëfimi i Ebue që aktualisht jeton në shtëpinë e mikut të tij dhe fle në dysheme-Nuk mund t’i lejoj vetes të blej as një lavatrice. Rrobat e mia i laj të gjitha me dorë. Duart i kam të ashpra sikur të kem punuar në fabrikë

Por telashet e Ebue shtohen edhe më shumë nga vendimi i Gjykatës për t’i lënë bashshkëshortes së tij edhe shtëpinë e tij ne Enfield, gjë që mesa duket ai nukka ndërmend ta bëjë.

‘Nuk dua ta jap këtë shtëpi asaj.Herë pas here fik dritat pasu nuk dua që njerëzit të kuptojnë se jam brenda. Kam frikë dhe në këtë moment do të pranoja cdo lloj ndihme. Nëse Arsenali do të bëjë një hap të tillë do të jem vërtet i lumtur. Kur shoh ish shokët e mi të skuadrës që luajnë ende futboll jam i lumtur për ta  dhe ndjej turp për situatën time. E pranoj se në të kaluarën kam menduar vetëvrasjen-përfundon intervista prekëse e Ebue.

Sfidanti.al