Mançester Junajtid tashmë është 13 pikë larg kryesuesve të Mançester Sitit në kampionatin anglez duke bërë që te djajtë e Kuq të përjetohet një situatë jo shumë e këndshme. Drejtuesit e klubit anglez kanë filluar të ngrenë dysghimë për punën e trajnerit Murinjo duke parë edhe rezultatet në 2 ndeshjet e fundit(humbje me Man.Sitin dhe barazim me Leister) duke mos qenë shumë të bindur per rinovimin e kontratës me të.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘Daily mirror’ sipas të cilit, Drejtuesit e Mançester Junajtid në të vërtertë kanë marrë vendimin që të ‘ngrijnë’ për momentin bisedimet për gjatjen e kontratës me portugezin. Por jo vetëm kaq, te Mançester Junajtid po shfaqen gjithnjë e më shumë rezervat në lidhje me stilin e lojës që aplikon Murinjo duke e krahahasur me atë të rivalit të tij Guardiola. Në fakt katalanasi me Mançester Sitin e tij po i argëton të gjithë, ndërkohë që nuk duket shumë kjo te Djajtë e Kuq.
Sfidanti.al