Dani Alves ‘tradhëton’ Guardiolën, zgjedh kalimin te Paris Saint Germain

Dani Alves ‘tradhëton’  Manchester City dhe trajnerin Pep Guardiola. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e firmosjes së kontratës mes futbollistit dhe Citizens, Dani Alves, mori kthesën për të marrë rrugën drejt Paris Saint Germain me të cilin nënshkroi edhe një kontratë 2 vjecare deri në 2019. Ishte një proces që u mbyll shumë shpejt madje Dani Alves bëri edhe prezantimin e tij me klubin parizien. ‘Është një kënaqësi e madhe të jem këtu, dhe të luaj për një skuadër si Paris Saint Germain-tha Dani Alves-mendoj se ne do të duhet ta bëjmë këtë skuadër akoma më të mirë që të jetë në të njëjtin nivel si vetë qyteti. Nuk dua që të tjerët të mendojnë se ne vijmë këtu pikërisht për të jetuar në Paris që konsiderohet si qyteti i dashurisë dhe është i tillë, por ai është edhe qyteti i futbollit’.

sfidanti.al