Kampionati më spektakolar i basketbollit në botë, NBA do t’iu nënshtrohet disa ndryshimeve duke nisur nga sezoni 2017/2018. Në Las Vegas drejtuesit e 30 skuadrave të këtij kampionati zhvilluan një takim ku u vendosën për një sërë masash në mënyrë që kjo ligë të jetë akoma më e ndjekur nga admiruesit e basketbollit. Një prej ndryshimeve është reduktimi i numrit të pushimeve gjatë ndeshjes nga 18 në 14 në mënyrë që loja në parket të jetë me fluide dhe të përfundojë më shpejt. Në këtë pikë, secila prej skuadrave do të ketë të drejtë të marrë nga 2 pushime nga 3 që ishin deri tani në 3 minutat e fundit. Kohëzgjatja e pushimeve do të jenë të gjitha nga 75 sekonda dhe jo të variojnë nga 60 në 90 seonda. Përvec kësaj cdo 15 minuta do të jenë 2 pushime të detyrueshme. Po kështu drejtuesit e Ligës Amerikane të Basketbollit vendosën të afrojnë me 10 ditë mbylljen e merkatos së lojtarëve, ndërkohë që sezoni i ri i NBA do të nisë në 17 tetor.
sfidanti.al