Formula 1, Nico Rosberg mohon kthimin: Nuk do të ndodhë edhe sikur të më kërkonte Ferrari

Ashtu sikurse edhe në futboll, zërat e merkatos pushtojnë edhe Botërorin e Formula 1. Së fundmi kanë lindur hipoteza për një rikthim të mundshëm të Nico Rosberg në pistat e garave, por kampioni i botës në fuqi ndali menjëherë ‘vrullin’ e tyre nëpërmjet një interviste për ‘Corriere Dello Sport’. ‘Nuk do të kthehem në Formula 1 edhe sikur të më kërkonte Ferrari-theksoi me vendosmëri Rosberg-është një nder për mua të shoh që emri im po përmendet sërish në zërat e merkatos së pilotëve. Por unë jam i kënaqur nga karriera ime; 23 fitore, 3 nga të cilar në Montecarlo dhe një titull botëror. Është një çmenduri; ndonjëherë nuk arrij ta besoj se të gjithë këtë e kam lënë pas krahëve. Jam tejmase i lumtur tani’.

sfidanti.al