Ishte viti 2015 kur shpërtheu skandali më i madh i korrupsionit në FIFA që solli arrestimin e dhjetëra zyrtarëve të saj si dhe rënien e perandorit Blatter. Ai që e shkaktoi shpërthimin e kësaj bombe ishte pikërisht Chuck Blazer, ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA dhe ish sekretar i përgjithshmëm i CONCACAF me dëshmitë e tij gjatë bashkëpunimit me Prokurorinë amerikane. Ky personazh u nda nga jeta në mbrëmjen e së mërkurës në moshën 72 vjecare, lajm që u konfirmua nga përfaqësuesit ligjorë të tij. Chuck Blazer u largua nga kjo jetë duke mbarutr turpin e madh të korrupsionit që ngriti pikëpyetje të mëdha edhe për vetë FIFA pasi i akuzua për korrupsion dhe marrie e dhënie ryshfetesh. Në 2013 nisi bashkëpunimin me organet hetimore amerikane duke zbuluar të tjera ‘të palara’ të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit që tashmë i duhet të punojë shumë për të pastruar plotësisht imazhin e saj pas asaj që ndodhi.
sfidanti.al