Nostalgjia për Napolin duket se është e fortë te Edinson Cavani, i cili nuk e përjashton mundësinë e kthimitn te kjo skuadër. Vetë sulmuesi uruguajan e ka pranuar këtë në një intervistë për rrjetin televiziv ‘Fox Sports’. ‘Nuk e di se cfarë do të ndodhë kur të përfundoj kontratën me Paris Saint Germain, por nëse do të më duhet të ndërroj skuadërt do të zgjedh rikthimin te Napoli e ma pas në vendin tim-tha Cavani-të shohim cfarë do të ndodhë në vitin 2020. Vitet që përjetova me fanelën e Napolit kanë qenë speciale për mua. Besoj se ishte periudha ku gjithcka ndryshoi për mirë dhe merita nuk ishte vetëm e imja, por edhe e Mazzarrit që më kërkoi me ngulm, e shokëve të skuadrës që kisha në atë kohë dhe e njerëzve të tjerë që më bënë të ndihem si një mit’.
sfidanti.al