Tottenham ‘lan duart’ me titullin; Dele Alli, relax me të dashurën ne Ibiza

Dele Alli gjeti mënyrën më të mirë për të harruar humbjen e pësuar nga Tottenham në ndeshjen me West Ham që ia shuan pothuajse përfundimisht shpresat skuadrës londineze për titullin e Premier League. Mesfushori i Hotspurs së bashku me të dashurën e tij Ruby Mae janë parë teksa kalonin një ditë pushimi në ishullin e Ibizas së bashku me 2 lojtarët e tjerë të Tottenhamit, Michel Vorm dhe Kieran Trippier. Sipas personave të pranishëm që e pikasën futbollistin, Dele Alli dukej i shpenguar dhe i qetë duke i shijuar në maksimum rrezet e diellit në tokën iberike.

sfidanti.al