Surfistja Alexis Ren; shton famën në rrjetet sociale me foto sensuale

Është surfiste, quhet Alexis Ren dhe ka pushtuar rrjetet sociale. Arsyeja është e thjeshtë, një foto ku ajo shfaqet e zhveshur mbi një shtrat duke bërë që në Instagram të arrijë në kuotën e 9 milionë ndjekësve. Me origjinë nga Hawaii, Ren u bë e njohur pasi u pikas teksa bënte sërf me të dashurin e saj, modelin Jay Alvarez, më të cilin formonte çiftin e përkryer deri në momentin kur ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Madje dashuria e tyre u shndërrua në një urrejtje të madhe aq sa Alexis Ren arriti deri aty sa të postojë në Twitter një koment ku ironizonte Jay Alvarez për pjesët e tij intime, një postim që ajo e fshiu më pas. Rrugët e tyre tashmë janë ndarë dhe Alexis që është vetëm 20 vjeç po i cmend të gjithë me fotot e videon e saj shumë sensuale.

sfidanti.al