Cavani-Neymar; lufta është e hapur; e gjitha për 1 milion Euro?

Janë shokë skuadre, por ‘armiq të betuar’; Edinson Cavani e Neymar tashmë duket se e urrejnë njëri-tjetrin. Debatet për penalltinë në ndeshjen me Lyonin nuk u lanë në fushën e lojës por dolën edhe jashtë saj, në dhomate zhveshjes.E përditshmja ‘L’Equipe’ në artikullin e saj të titulluar ‘Përplasja’ flet për Cavanin e irrituar që u largua në drejtim të dhomave të zhveshjes pa u përshëndetur me tifozët për të nisur më pas edhe sherrin me brazilianin në momentin që ai u shfaq. Situata u rëndua aq shumë sa të dy futbollistët përpak sa nuk kaluan në përleshje me grushta. U desh ndërhyrja e Thiago Silvës dhe Marquinhos që lojtarët të ndaheshin dhe situata të mos degjeneronte deri në këtë pikë. Ky episod bëri që raportet mes Neymar dhe Cavanit të ftohen plotësisht, madje braziliani shkëputi lidhjet me uruguajanin edhe në rrjetet sociale. Por media franceze shkon edhe më tej teksa përmend një detaj në kontratën e Cavanit i cili do të përfitojë 1 milionë Euro bonus nëse shpallet shënuesi më i mirë i kampionatit.

sfidanti.al