Hyn në librin Guinnes; çiklisti britanik përshkoi botën për 78 ditë

Mark Beaumont shkroi emrin në Librin e Rekordeve Guinness. Ciklisti britanik, bëri një përshkim rreth botës ashtu sikurse edhe në romanin e Jules Verne, vetëm se Beaumont e përfundoi atë për 78 ditë dhe jo 80 ashtu sic ishte në librin e shkrimtarit francez por edhe objektivi i tij. 29 mijë km përshkoi britaniku që udhëtoi në Evropën Lindore përmes Polonisë e Rusisë apo në Lindjen e Largët në Mongoli e Kinë. Etapat e radhës së tij ishin shkretëtirat australiane dhe toka e Zelandës së Re, për të kaluar oeqeanet e për të mbërritur në Amerikën e Veriut në Kanada e Alaskë përpara se të kthehej në Evropë që të mbyllte aventurën e tij me itinerarin Lisbonë-Paris. Nuk ishte aspak e lehtë kjo nismë e marrë nga Beaumont që cdo ditë zgjohej në 03:30 të mëngjesit për të udhëtuar 18 orë me bicikletë duke aplikuar edhe një dietë ushqimore me 9000 kalori. Pengesat nuk shin të pakta dhe mes tyre përfshiheshin edhe dëmtimet fizike sic ishte rasti in ditës së 9 në Rusi kur në një incident Beaumont theu një dhëmb e lëndoi brrylin, situata të cilat gjithsesi i kaloi duke mbërritur troiumfator në kryeqytetin francez, Paris.

sfidanti.al