Milionat po japin frytet e tyre: Milani ka 10 vite që pret një start të tillë!

Milani, gjatë sezonit të ri, në katër ndeshjet e para ka shënuar tri fitore dhe ky, gjë që është interesante, është starti më i mirë i “rosonerëve” gjatë 10 viteve të fundit. Ekipi i Montelës pësoi një humbje katastrofike nga Lacio, por ka shënuar tri fitore në katër ndeshje të zhvilluara dhe ky është rezultati më i mirë i Milanit që nga sezoni 2006/2007, kur mbas katër ndeshjesh kishte 10 pikë. Milani, gjatë sezonit të ri, ka një ekip pothuajse plotësisht të ri, pasi, në sezonin veror të transferimeve, ai shpenzoi më shumë se 200 milionë euro që të sillte 11 përforcime të reja. Kjo është arsyeja që trajneri Montela thotë se ai ende nuk e njeh mirë potencialin e ekipit të tij.

“Po mësohemi që t’i luajmë ndeshjet, ashtu si kundër Udinezes, por unë akoma nuk e njoh saktësisht potencialin e ekipit, pasi ai është krejtësisht i ri. Po përpiqem që të nxjerr më të mirën nga lojtarët, por më duhen ende kohë që t’i njohë mirë që të gjithë”, vuri në dukje Montela.

Sfidanti.al