Aktiviteti i ri i UEFA-s, Liga e Kombeve, ka filluar me endrra edhe per te vegjelit. Në vend të ndeshjeve miqësore, “shtëpia” evropiane e futbollit vendosi të krijojë një konkurrim të ri, me qëllim që edhe ekipet e “vegjël” të kenë mundësinë që të arrijnë deri në kampionatin evropian. Konkretisht, më Evropianin 2020, zhvillimi i të cilit do të shtrihet në 13 vende, do të marrin pjesë 24 ekipe përfaqësues. Paralelisht, do të zhvillohen edhe “ndeshjet kualifikuese të vërteta” për në kampionatin evropian. Liga e Kombeve do të jetë një shans plus për të gjithë, përfshi edhe Shqipërinë, që të marrin pjesë në Evropianin e ardhshëm.
Më Ligën e Kombeve marrin pjesë të gjitha të 55 përfaqësueset evropiane dhe fituesit të saj do t’i jepet një kupë e veçantë. Ekipet janë ndarë në katër liga (divizione) sipas koeficientit të listës së UEFA-s, të bërë mbas ndeshjeve kualifikuese të zhvilluara në kuadrin e Botërorit të fundit të Rusisë.
Ekipi fitues i çdo grupi dhe nga secila ligë (divizion) do të luajë ndeshje suplementare kualifikuese që të marrë pjesë në kamponatin evropian (gjithsej katër vende në dispozicion). Këto ndeshje kualifikuese do të luhen më 2020, tre muaj para fillimit të kampionatit evropian.
Sfidanti.al