Pavar merr takat në fyt në stadiumin ekipit të ri, Bajernit

Nuk është zyrtare, por nuk do të gabonim nëse do të thoshim se Benzhamen Pavar (Benjamin Pavard) do të bëhet lojtar i Bajernit. Vetë kampioni i botës refuzon (nuk kam firmosur asnjë kontratë), veçse duket se aventura tek Shtutgarti do të zgjasë pak.

Mbrojtësi i Francës pati rast të ndodhej përsëri në stadiumin bavarez, “Alianc Arena”, ndërsa kombëtarja e tij u ndesh me Gjermaninë, dhe kjo vizitë e radhës si kundërshtar nuk i shkoi mirë. Edhe pse nuk doli i humbur me rezultat, ai mori një goditje të fortë me taka në fyt nga mbrojtësi gjerman, Rydiger. Lojtari i Romës mori të verdhë, ndërsa Pavarit i dukeshin qartë shenjat e takave.

Sfidanti.al