Lionel Mesi po i kalon këto ditë jo vetëm duke u stërvitur me Barcelonën. Jo i grumbulluar këtë herë nga Argjentina (ashtu si edhe Kristiano Ronaldo nga Portugalia), superylli i futbollit botëror përfitoi nga rrallësia e impenjimeve, për të shoqëruar dy djemtë e tij më të mëdhenj, për në shkollë.
Tiago e Mateo ishin në krah të babit, i cili dukej shumë i lumtur sipas fotos që postoi vetë në Instagram. Leo ka marrë pak pushim nga Argjentina, pas dështimit në Botëror, edhe pse nuk është tërhequr nga ekipi përfaqësues. Për momentin, dëshiron të përqëndrohet tek Barcelona dhe tek … fëmijët.
Sfidanti.al