Lev zgjidh misterin Nojer dhe te kontrates

Joakim Lev i ka shuar disa dyshime per futbollistet qe ai mendon te kete ne dispozicion per ne Rusi ku do te kerkoje te mbroje titullin boteror te fituar 4 vite me pare. Trajneri i perfaqesueses gjermane publikoi kete te marte listen paraprake me 27 futbolliste te grumbulluar.

Ne kete liste bien ne sy emrat e Manuel Nojer dhe Marko Rojs te cilet duket se jane riaftesuar plotesisht nga demtimi i rende qe kishin pesuar dhe qe i la ata jashte fushave te lojes per disa muaj. Ne te njejten kohe eshte grumbulluar ne perfaqesuese edhe Mario Gomez, nderkohe qe e reja eshte perfshirja e sulmuesit te Frajburgut, Petersen.

Por Gjermania humbet edhe disa emra te tjere sic eshte Mario Getze ai qe shenoi golin e titullit boteror te Brazil 2014. Jane lene jashte skuadre edhe Mustafi, Shtindl, Vagner e Emre Xhan per t’u zevendesuar nga Goretzka, Sane, Brandt dhe Verner. Ne te njejten kohe Lev dha edhe nje lajm te rendesishem; rinovoi kontraten me Federaten Gjermane te Futbollit deri ne vitin 2022.

Sfidanti.al