Roberto Mançini ne mbremjen e se henes u zyrtarizua si trajneri i Kombetares Italiane dhe mesditene se martes beri prezantimin e tij. Trajneri nga Jezi firmosi me FIGC nje kontrate 2 vjeçare deri ne 2020 me opsion rinovimin automatik te saj deri ne 2022 nese ai i kualifikon ‘Te Kaltrit’ ne Evropioanin e Euro 2020.
‘Jam i lumtur dhe i emocionuar-tha Mançini ne konferencen per shtyp-nuk ndodh gjithnje te jesh trajner i Kombetares. Jam i lumtur dhe krenar, ishte nje zgjedhje e lehte per mua per t’u bere’
Ne stafin e Mançinit pritet qe te jete edhe Andrea Pirlo por ende nuk eshte percaktuar roli i tij. Roberto Mançini do te nise detyren e tij si trajneri i Kombetares italiane ne 28 maj me ndeshjen miqesore ndaj Arabise Saudite, nderkohe qe ne 1 dhe 4 qershor Italia do te luaje ndaj Frances e Holandes.
Sfidanti.al