CAS nuk fal, Gerrero nuk do te jete me Perune ne Boteror

Paolo Gerrero nuk do te mund te luaje ne Boterorin e Rusise me perfaqesuesen e Peruse qe u kualifikua per ne fazen finale te nje evenimenti te tille pas 36 vitesh. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ne Lozane vendosi te pranoje apelin e bere nga WADA ndaj vendimit te FIFA qe reduktoi denimin e kapitenit te Peruse i cili ne tetorin e 2017 doli pozitiv ne testet antidoping per kokaine.

Futbollisti 34 vjeçar e kishte mbyllur denimin e meparshem te dhene nga FIFA dhe po behej gati per kthimin e tij ne kombetare, por CAS pranoi apelin e WADA per shtimin e denimit te tij me 6 muaj te tjere deri ne janar 2019. Reagimi i Gerreros ishte i menjehershem me futbollistin qe nuk e priti mire kete vendim madje ai perdori edhe ironine.

‘Gjykatesit tani mund te flene te qete. Eshte nje padrejtesi-tha Gerrero nepemjet nje video qe u publikua edhe ne rrjetet sociale.

Sfidanti.al