Interi ben goditjen e trete; Azamoah kryen vizitat mjekesore

Interi ben goditjen e trete ne merkaton e transferimeve pa u mbyllur ende kampionati. Pas Martinez dhe De Vraj, zikaltrit siguruan sherbimin  e Azamoah te cilin e mori me parametra zero nga Juventusi.

Mbrojtesi ganez ne fakt ka pranuar te kaloje te zikaltrit duke firmosur me ta nje kontrate 3 vjeçare me nje page prej 3 milione Euro me sezon. Nderkaq paraditen e kesaj te marte Azamoah ka mberritur ne Milano duke iu nenshtruar vizitave mjekesore.

Azamoah ka zhvilluar 156 ndeshje me fanelen e Juventusit dhe ka shenuar 5 gola. Me Zonjen e Vjeter Ai ka mundur te fitoje 6 tituj kampione te Italise, 4 Kupa Italie dhe 3 Superkupa te Italise.

Sfidanti.al