Leonardo: Ronaldo te PSG? Në merkato ndonjëherë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme

Tuchel nuk e rrezikon postin dhe PSG dëshiron të mbajë si Neymar ashtu edhe Mbappe, ndërkohë që është gjallë edhe ëndrra Cristiano Ronaldo, sepse merkato është momenti i mundësive. Kjo është pak a shumë cfarë ka deklaruar Drejtori Sportiv i PSG, Leonardo teksa iu është përgjigjur pyetjeve të tifozëve nëpërmjet rrjetit social Twitter

‘Është normale që emri i Ronaldos lidhet me atë të PSG sepse PSG bën pjesë në atë rreth të ngushtë klubesh që mund t’ia lejojnë vetes blerjen e kartonit të tij-tha Leonardo kur u pyet për Cristiano Ronaldon-edhe pse situata është e komplikuar për të gjithë, merkato është një cështje mundësish  që shkon përtej programimit. Ndonjëherën ndodhin gjëra të jashtëzakonshme, por nuk ndodhi kështu në sesionin e fundit’.

Ndërkaq, Leonardo konfirmoi qëndrimin e Thomas Tuchel në pankinë pas zërave të fundit që qarkulluan për një shkarkim të mundshëm të tij

‘Kemi pasur edhe divergjenca mediatike, por kemi folur edhe në brendësi-shtoi Leonardo-janë gjëra që ndodhin dhe do të habitesha po të ishte e kundërta. Nuk e kemi menduar kurrë ndërrimin e trajnerit, nuk kam kontaktuar me asnjë, pjesa tjetër është vetëm fjalë.’

Më pas Leonardo përmendi edhe dy yjet e skuadrës, Neymar dhe Mbappe që kanë me PSG kontratë deri në vitin 2022. ‘prej kohësh kemi nisur bisedimet me të dy lojtarës, por tani gjërat janë më të qarta-tha Leonardo-dhe diskutimet bëhen akoma më intensive. Objektivi ynë është të ndërtojmë të ardhmen me ta edhe për faktin se PSG, ndryshe nga klube të tjerë në fund cikli apo në krizë, është nga ato skuadra që janë të destinuara të imponohen në 5 vitet e ardhshme’.

Sfidanti.al