Dikur ai ishte një nga të “fortët” e mesfushës. Nuk kanë qenë të shumtë lojtarët e tipit të Patrik Vieirasë, yllit francez që luajti shkëlqeu në Europë dhe me kombëtaren e vendit të tij. Së bashku me Roi Kinin e Mançester Junajtidit, ata ishin simboli i futbollit anglez, i një Premier Lige që dallonte aq shumë nga kampionatet e tjerë.
Po sot? Vieira është trajner i Nju Jork Siti FC në SHBA, por nuk i ndahet zemra nga Anglia. A ka sot një Vieira, një Kin? “Lojtarët, ndoshta, duan më shumë se gjithçka tjetër të duken të bukur, – shprehet ai, – zhgënjehem kur shoh ndeshjet sot, pasi shumë lojtarë mendojnë në radhë të parë për vetveten. Lojtarë të mirë kaq plot, madje edhe më të mirë sesa ne, por me më shumë egoizëm”.
Vieira ka provuar edhe diçka të re në Amerikë, ku futbolli nuk është kaq special sa në Europë. Bashkë me Andrea Pirlon i ka qëlluar të presë 1 orë e gjysmë në aeroport, të marrë biletë ekonomike, si të gjithë qytetarët e tjerë. Një përvojë emancipuese pas izolimit nga bota normale, kur ishte pjesë e Arsenalit dhe e Francës.