Paris Sën Zhermeni është gati të hidhet në kundërsulm. Pas zërave të shumtë që lidhnin Nejmarin dhe Mbapenë me Realin e madridit, klubi parizien vendosi të hedhë sytë nga klubi merenges dhe të vërë në shënjestrën e tij 3 lojtarë të ‘Los Blancos’;Iskon, Garet Bejl dhe Toni Kros duke shfaqur gatishmërinë për të paguar 210 milionë Euro për ta. Kampionët e Francës kanë vendosur të bëjnë shumë ndeyshime për sezonin e ardhshëm dhe po mendon të bëjë pazar në kryeqytetin spanjoll gjatë kësaj vere.
Rikthimi i Zinedin Zidan në pankinë ka bërë që shumë futbollistë të cilët deri tani ishin të paprekshëm, të kenë dyshimet e tyre për qëndrimin në radhët e Realit të Madridit. Iberikët nga ana e tyre kërkojnë të bëjnë blerje dhe për këtë arsye duhet që të nxjerrë edhe lojtarë në shitje dhe këta 3 futbollistë kanë mundësitë më të mëdha për t’i thënë lamtumirën klubit madrilen.
Në ndeshjet e fundit, Garet Bejl është lënë jashtë grumbullimit të skuadrës, ndërsa Isko dhe Kros nuk i shfrytëzuan mundësitë që iu dhanë nga trajneri francez dhe me këtë panoramë të krijuar, nuk duket ndonjë cmenduri të mendosh që të 3 këta lojtarë të shkojnë në Paris.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Le Parisien’, profilet e Iskos, Kros dhe Bejl janë analizuar deri në detaj nga drejtuesit e Paris Sën Zhermenit që e shohin blerjen e këtyre lojtarëve si një mundësi shumë rë mirë për të krijuar iluzione të reja.
Ardhja e mundshme e Bejl, Iskos dhe Kros me shumë gjasa do të shoqërohet me largimin e Kavanit dhe Draksler nga të cilët Paris Sën Zhermeni pretendon të sigurojë të ardhura të konsiderueshme për t’i investuar më pas. për më tepër, ardhja e lojtarëve të Realit do të ndihmojnë edhe strategjinë e marketingut të klubit dhe do të injektonte më shumë moral te lojtarët aktualë të Paris Sën Zhermenit që kanë treguar se kanë nevojë që të marrin kulturën e fitores.
sfidanti.al