Tifozët e Junajtidit shajnë Pogban që i dëgjonte “i nënshtruar”

Tifozët e Mançester Junajtidit nuk i kursyen sharjet dhe ofendimet në adresë të mesfushorit të ekipit të tyre, Pol Pogba, mbas ndeshjes së fundit që Kardifi, tashmë i rënë një kategori më poshtë, e fitoi 0-2 në “Old Trafford”

Mbas ndeshjes, Pogba iu afrua tribunës kryesore, duke u përpjekur që t’i përshëndeste tifozët e Junajtidit, por si përgjigje mori sharje dhe ofendime nga më të ndryshme.

Tani për tani, nuk dihet, nëse Pogba do të qëndrojë ose jo te Junajtidi, ndërkohë që thuhet se ky futbollist francez ka vendosur që të largohet dhe të shkojë të Reali i Madridit që ka treguar interesim për shërbimet e tij.

Sfidanti.al