Pirlo e di se futbollist që i duhet Juventusit quhet Isko!

Legjenda e Juventusit, Andrea Pirlo, e ka këshilluar klubin e vet se cilin futbollist duhet të synojë gjatë sezonit të ardhshëm veror të transferimeve. “Zonja e vjetër” torineze e fitoi për tetën herë radhazi Skudeton, por nuk arriti të realizoi objektivin e vet kryesor – të fitojë Ligën e Kampioneve, duke qenë se u eliminua nga Ajaksi që në çerekfinale të saj.

Pirlo ka qenë pjesë përbërëse e Juventusit gjatë disa sezoneve, ndërsa tani ai është trajner i një prej ekipeve të tij të moshave të reja. Ai konsideron se klubi “bardhezi” ka nevojë për mesfushorin e Realit të Madridit, Isko, të cilin nuk e do klubi “mbretëror”.

“Juves i duhet një lojtar që të organizojë sulmet dhe një i tillë është Isko. Ky është mendimi im, por sidoqoftë unë mendoj se ai do të jetë një përforcim shumë i mirë për Juventusin, nëse ky i fundit do që ta fitojë Ligën e ardhshme të Kampioneve. Në këtë mënyrë, do të forcohet mesfusha e Juves, ndërkohë që Kristiano Ronaldo nuk mund t’i zgjidhë të gjithë problemet”, deklaroi Pirlo.

Sfidanti.al