Tashmë është zyrtare; pista e Zandvort që nga 2020 do të presë një garë të Formula 1 për të paktën 3 sezone. interesa të ndryshme mes të cilave edhe ato të kompanisë ‘Heineken’ i kanë lehtësuar bisedimet me Liberty Media për të përfshirë këtë vend në kalendarin e këtij kampionati për të cilin është një rikthim në Formula që nga viti 1985
Zandvort është vetëm pak kilometra larg Amstredamit dhe është shumë pranë plazhit. pista është e rrethuar nga dunat e brigjeve dhe është krijuar nga të njëjtët dizenjatorë që kanë krijuar edhe pistën e Jaramës. Në pamje të parë duket se kjo e Holandës është një pistë që nuk i favorizon parakalimet edhe pse pritet një investim i madh nga promoviuesit e Formula 1 për të bërë një përshtatje të saj duke zëvendësuar disa pjesë të pistës
Për momentin ende nuk ka një datë të përcaktuar në kalendar për Cmimin e Madh të Holandës, ndërkohë që Liberty Media ka edhe shumë dilema të tjera për të zgjidhur përsa i përket kësaj cështje dhe njëra prej tyre është kontrata me organizatorët e Cmimit të Madh të Spanjës që zhvillohet në pistën e Montmelosë në Barcelonë. Fundjavën e kaluar drejtuesit e Liberty Media dhe organizatorët e garës në Barcelonë u takuan dhe amerikanët dukeshin të disponueshem për të vijuar punën për rinovimin e kontratës.
sfidanti.al