Lautaro Martinez në shënjestrën e City, po rinovimi me Interin?

Lautaro Martinez vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos.Në median angleze po flitet për një transferim të mundshëm të Sergio Agueros te Interi, duke qenë se argjentinasi është drejt mbylljes së kontratës me Manchester City. Ky i fundit nga ana e tij ka hedhur sytë nga një tjetër argjentinas, pikërisht ai i Interit, lautaro Martinez që pas zërave për kalimin te Barcelona tani po përballet edhe me cështjen e kontratës së tij

Në këtë pikë kanë ndërhyrë agjentët e Lautaro Martinez të cilët kanë deklaruar se futbollisti është i qetë përsa i përket kontratës dhe se rreth tij janë thënë shumë gënjeshtra të krijuara me shumë art. ‘Nuk ka asnjë problem ekonomik-thanë agjentët e lojtarit për të përditshmen ‘Ole’-për momentin nuk ka asnjë tratativë. interi nuk na ka bërë ofertë dhe Lautaro nuk ka kërkuar më shumë para. Flitet për cështje parash për motive të tjera; është e qartë që ka interesa të personave të tjerë që duan të përfitojnë nga kjo situatë’

sfidanti.al