Zidane shpjegon se përse i pëlqen rivaliteti Ronaldo-Mesi

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë dy asa të mëdhenj futbolli që po shënojnë një epokë në futbollin botëror; të dy ata janë bërë të paprekshëm në skenën e madhe të futbollit dhe po arrijnë suksese të mëdha, duke mbledhur trofetë individualë më të rëndësishëm dhe më prestigjiozë të botës. Në këtë kushte, sigurisht, që është normale që njerëzit pyesin se kush është më i mirë mes këtyre të dyve lojtarëve dhe, kështu, në këtë grup u përfshi edhe Zinedin Zidane, trajneri i Realit të Madridit, por nga një këndvështrim tjetër.

“Është e vërtetë se, kur shihini statistikat e tyre, ato janë të jashtëzakonshme. Është i pazakontë numri i golave që ata kanë shënuar. Ata të dy janë lojtarë të shkëlqyer. Njëri e bën tjetrin që të bëhet më i mirë. Mendoj se ky duel do të vazhdojë edhe më tej”, vuri në dukje Zidane.

Sfidanti.al