Juventusi i Torinos ka kërkuar, me procedurë juridike, që klubi i Juventusit të Bukureshtit të ndërrojë emrin dhe emblemën, me qëllim që të mbrojë emrin e vet dhe klubi rumun, në fakt, do të jetë i detyruar që ta bëjë këtë gjë. Juventusi i Bukureshtit arriti që, këtë sezon, të dalë në Ligën e 1-rë të Rumanisë. Emblema e këtij klubi rumun që është krijuar më 1992, është shumë e ngjajshme me atë të klubit legjendar italian, Juventus të Torinos, kështu që ky i fundit ka kërkuar që Juventusi i Bukureshtit ta ndërrojë emrin dhe emblemën.
“Juventusi i Bukureshtit ka ekzistuar edhe para Luftës së Dytë Botërore, por u zhduk, kështu emri i tij nuk ka lindur për herë të parë, por është rilindur. Nuk konsideroj se ky emër mund të pengojë ndonjë tjetër, sepse Juventusi i Bukureshtit është një klub i vogël me një numër të vogël tifozësh. Në Rumani, nuk ka ndonjë tension lidhur me këtë çështje. I papritur është fakti se ky klub bukureshtas arriti që të ngjitej në Ligën e 1-rë; ky ishte një sukses i madh i befasishëm për këtë klub të vogël që, tani, do të quhet FK Kolentina. Emri Juventus nuk e kishte penguar Juventusin e madh, kur ekipi ynë nuk luante në Ligën e 1-rë”, vuri në dukje eksperti rumun i futbollit, Emanuel Rosu, në “Football Italia”.
Sfidanti.al