Real Madrid, Perez: Nejmar te ne do kishte më shumë shanse për Topin e Artë

Prej javësh po flitet për pakënaqësirë e Nejmar te Paris Sën Zhermen edhe pse ai është transferuar atje prej pak muajsh. Braziliani duket se është penduar për vendimin e marrë për të lënë Barcelonën për skuadrën pariziene që derdhi në arkat e katalanaseve 222 milionë Euro.  Së fundmi në Spanjë kanë filluar të forcohen gjithnjë e më shumë zërat për një tentantivë të Realit të Madridit për të blerë sulmuesin.

Presidenti i klubit merenges , Florentino Perez e ka pranuar dëshirën ë tij për të sjellë sulmuesin brazilian në Madrid por pa e tepruar shumë në deklaratat e tij ku përfshin edhe Kilian Mbape.

‘Të gjithë e dinë se unë kam dashur ta marr Nejmar-tha Perez-po të ishte pjesë e Realit do të kishte më shumë shanse për të fituar Topin e Artë. Reali i Madridit është një klub që i ofron futbollistit cdo gjë që ai ka nevoje. Mbape? Është vetëm 18 vjec ta lëmë të rritet më shumë dhe të shohim se ku do të arrijë. Ne i kemi në skuadër lojtarët më të mirë. Të sjelllim në Bernabeu Nejmar, ndërsa Mbape punon për të qenë akoma më i mirë nuk është aspak një ide e keqe’.

Sfidanti.al