Barcelona në katër ndeshjet e fundit në La Liga nuk ka arritur asnjë fitore, gjë që i ka indinjuar tifozët e saj, shumë prej të cilëve kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit të saj, Ernesto Valverde, dhe sjelljen e një trajneri të ri. Tifozët katalonjas i ka zemëruar më shumë fakti që në ndeshjen e fundit kundër Valencias ai vendosi ta bëjë zëvendësimin shumë pak kohë para përfundimit të ndeshjes (1-1).
“Nuk doja ta bëjë zëvendëesimin para kohe, pasi isha i detyruar të prisja. Kisha besim se ata lojtarë që ishin në fushë, do të mund ta fitonin ndeshjen”, u justifikua mbas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Valverde, që është ulur në stolin e drejtimit të saj vitin e kaluar dhe në sezonin e parë ai fitoi me ekipin La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.