Kovaçi do të qëndrojë me Bajernin vetëm me një kusht të madh!

Bajerni në ndeshjen e fundit të Bundesligës u mund 0-3 para tifozëve të vet nga Borusia e Mynshengladbahut dhe kjo humbje është e dyta me radhë, pasi ekipi bavarez u mund edhe nga Herta e Berlinit. Kështu që të dy humbjet radhazi e kanë tronditur së tepërmi stolin e drejtimit të trajnerit Niko Kovaç që erdhi në krye të Bajernit gjatë kësaj vere nga Aintrahti i Frankfurtit.

Humbja e re, në fakt, e gjeti të ndezur alarmin te Bajerni që ka katër ndeshje pa fitore. Media gjermane shkruan se dy krerët kryesorë të klubit bavarez. Uli Hënes dhe Karl-Hainc Rumenige, zhvilluan një takim emergjent me trajnerin kroat. Madje, kjo media vinte në dukje se gjatë takimit Kovaçit do t’i komunikohej shkarkimi dhe se pritej që “zjarrin” e ndezur ta shuante “zjarrfikësi” pensionist, Jup Hainkes, që gjatë verës doli përfundimisht në pension. Sidoqoftë, sikurse doli, Kovaçi e mbijetoi takimin, por atij iu vu një kusht ultimativ.

Bajerni, tani, tri ndeshje radhazi do t’i luajë jashtë dhe të tria ndeshjet ai duhet t’i fitojë, sepse, përndryshe, Kovaçi “do të flutirojë” nga klubi bavarez. Ndëshjen që e presin Bajernin, janë:
Me Volfsburgun (Bundesligë), në Athinë me AEK-un (Liga e Kampioneve), me Maincin (Bundesligë), si edhe me Rodinghauzenin (Kupë) gjatë periudhë 20-30 tetor. Në rast se Kovaçi do t’i fitojë të gjitha ndeshjet, atëherë, ai do t’i rifitojë kreditet e harxhuar dhe do ta ulë presionin, sepse, përndryshe, aventuara e tij te Bajerni do të jetë shumë e shkurtër. Në fakt, trajneri kroat ka fat, sepse tani nis pauza e përfaqësueseve dhe ai ka kohë që të përgatisë strategjinë e tij me synimin që të dalë nga kriza, ku ka rënë Bajerni.
Sfidanti.al