Fundjavën e kaluar, Mançester Junajtidi në një ndeshje eksituese, në të cilën ai zhvilloi një fantastike në pjesën e dytë, arriti ta mposhtë me përmbysje Njukasllin nga 0-2 në 3-2, duke ia lehtësuar frymëmarrjen trajnerit të “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo. Por, megjithatë, media angleze shkruan se ekipi vazhdon të ndodhet në një situatë të keqe, megjithëse në sipërfaqe ajo e duket më e qetë, kështu që trajneri portugez ende nuk ka shpëtuar nga “shpata e Demokleut” e shkarkimit.
Si kandidat kryesor për ta pasuar Murinjon në stolin e drejtimit të Junajtidit kohët e fundit është përmendur shpesh ish-traineri i fundit i Realit të Madridit francezi Zinedin Zidane. Por, agjenti i këtij të fundit vuri në dukje se gjithçka që është folur në këtë drejtim, ka qenë spekulim dhe Zidane kurrë nuk ka pasur ndërmend që të shkojë në Angli, pra te Junajtidi, sepse futbolli që luhet në këtë vend nuk është sipas stilit të tij.
“Sipas meje, Zinedini nuk ka ndërmend që të shkojë në Angli, sepse futbolli që luhet atje, nuk është ai i stilit të tij. Unë kam folur hapur me të lidhur me këtë temë dhe ai më ka thënë se nuk është i interesuar që të shkojë në Angli”, i deklaroi agenti i Zidanes medias franceze. Sa u përket shanseve që ai një ditë të shkojë te Juventusi, agjenti i lartpërmendur tha:
“Kur bëhet fjalë për Juventusin, nuk mund të them jo, sepse Zidani ka lënë gjurmë të mëdha në Torino dhe një gjë e tillë do të mund ta detyrojë atë që marrë një vendim me zemër. Unë kam mendimin se Juvja ka mjaft argumente që ta bindë atë”.