‘Sakatohet’ Italia, Mancini duhet të përballet dhe me dëmtimin e Zazës

Roberto Mancini po in përgatit ndeshjet me Ukraninën dhe Poloninë me probleme të shumta. disa prej lojtarëve të tij i janë drejtuar infermierisë për shkak të dëmtimeve të tyre. Bëhet fjalë për Danilo D’ambrozio, Patrik Kutronen dhe Alesio Romanjoli që nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit italian.

Por në orët e fundit, një tjetër futbollist e ka shqetësuar Mancinin dhe është pikërisht Simone Zaza. Sulmuesi i torinos e ka lënë grumbullimin për shkak të një problemi në pulpën e këmbës së majtë të shfaqur gjatë seancës stërvitore të mbajtur pasditen e së hënës.

Zaza iu nënshtrua edhe rezonancës manjetike që për fat të mirë nuk tregoi se dëmtimi i tij ishte i rëndë. Megjithatë stafi mjekësor i Italisë preferoi të tregohet i kujdesshëm dhe të këshillojë atë që të largohet nga grumbullimi i kombëtares italiane. Nuk mbetet gjë tjetër vecse të pritet emri i futbollistit që do të zgjedhë Mancini për të zëvendësuar Simone Zazën

sfidanti.al