Diego Simeone, i ftuar “Globe Soccer Awards”, si përfaqësues i Atletikos së Madridit, duke folur para gazetarëve të pranishëm në këtë evenimment, midis të tjerave, u përpoq të bënte dallimin mes Fernando Toresit dhe futbollistëve të tjerë, si edhe se përse ai është lojtari më i dashur i tifozëve.
Simeone ka bashkëpunuar me Toresin, si lojtar, ashtu edhe në realicionin trajner-lojtar. Sipas tij, Toresi ose, sikurse i thonë atij ndryshe, “El Ninjo”, është bërë një yll i madh dhe një ikonë e vërtetë e Atletikos së Madridit. “Toresi është përfaqësues i vlerave më të theksuara të klubit tonë. Kur unë dola në pension tek Atletiko, ai po fillonte karrierën e tij. Edhe atëherë, ai ishte mjaft i përzemërt dhe, kur ai u kthye te ne, konstatova se ai vazhdonte që t’ipërmbahej së njëjtës filosofi që i soli atij sukses dhe madhështi. Puna dhe stërvitja e palodhsme, këto janë cilësitë kryesore të tij, por ajo që më ka bërë mua shumë përshtytje, është marrëdhënia e tij me tifozët. Ajo që bën Toresi mbas stërvitjes, nuk e bën askush, ai shkon në qendër të fushës dhe përshëndet qindra tifozët që janë gjithnjë të pranishëm, kur stërvitet Atletikoja. Ai kurrë nuk u shmanget tifozëve, përkundrazi, u afrohet dhe i takon, u jep atografe të gjithë atyre që ia kërkojnë”, tha trajneri i Atletikos, Diego Simeone.
Sfidanti.al